Flash News

E-TJERA

Ndërroi jetë nëntë ditë më parë, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi

Ndërroi jetë nëntë ditë më parë, mbërrin
Foto ilustruese

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i mjekut neurolog Drini Dobi, i cili ndërroi jetë nëntë ditë më parë nga Covid-19 në Itali. Mjeku u nis për në shtetin fqinjë për një trajtim për të specializuar, por e humbi betejën me koronavirusin.

Trupi i pajetë i mjekut Dobi mbërriti pasditen e sotme në Rinas, ku është pritur nga dhjetëra miq, kolegë e studentë.

Familja e tij nuk mund të përballonte shpenzimet e kurimit në Itali, ndërsa nuk mungoi një solidarizim i gjerë nga  kolegë, artistë e qytetarë, të cilët hapën dhe një llogari bankare për të bërë bashkë një shumë që të mbulojë shpenzimet e qëndrimit në spitalin italian dhe mbulimin e plotë të kurës së tij.

Pas reagimit të gjerë në publik, reagoi qeveria, e cila mori përsipër shpenzimet e kurimit të mjekut Dobi.

 

Të fundit