Flash News

E-TJERA

Ndërrojnë jetë dy pushues, njëri në Tale, tjetri në Durrës

Ndërrojnë jetë dy pushues, njëri në Tale, tjetri

Dy pushues kanë ndërruar jetë pasditen e sotme, teksa u futën për të larë në det.

Viktima e parë është shënuar në Porto Romano të Durrësit, 68 vjeç, i cili hyri në det për t’u larë, por kishte shfaqur menjëherë probleme shëndetësore.

68-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Një tjetër pushues ndërron jetë në plazh. Rreth orës 19:20 të së premtes, në Porto Romano të Durrësit shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore. Familjarët  dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar  për në spital, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thotë policia.

Ndërsa në Tale , një 52-vjeçar nuk u ndje mirë sapo u fut në det. Roja bregdetare i ka dhënë ndihmën e parë, por ka ndërruar jetë pasi u transportua në spital.

“Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjëherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit”, njofton policia.

Të fundit