Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta

Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një i mitur 12-vjeçar, banues në Gurrë, Petrelë, ka humbur jetën pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, kur i mituri u paraqit në spital i shoqëruar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 12-vjeçari nuk arriti të mbijetojë, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e të miturit.

Të fundit