Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë 46-vjeçari në Vlorë, u hodh nga kati i tretë

Ndërron jetë 46-vjeçari në Vlorë, u hodh nga kati i

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot qytetin e Vlorës. Rreth orës 14:00, në lagjen “28 Nëntori”, një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Viktima është identifikuar si shtetasi G. D., i cili, për shkak të plagëve të rënda të marra nga rënia, nuk ka mundur t’i mbijetojë ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan 46-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.

Të fundit