Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë foshnja 5-ditësh në maternitetin e Vlorës, neonatologia në hetim për mjekim të pakujdesshëm

Ndërron jetë foshnja 5-ditësh në maternitetin e Vlorës,

Ndërron jetë një foshnje 5-ditësh në maternitetin e Vlorës.

Policia njofton se pas ngjarjes Prokurori dhe nisi procedimin penal për mjeke neonatologe I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. 

Ende nuk dihet saktësisht shkaku i vdekjes së foshnjes. 

Njoftimi nga policia:

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

 Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit