Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë foshnja që u braktis në bodrumin e një pallati në Yzberisht

Ndërron jetë foshnja që u braktis në bodrumin e një

Foshnja e porsalindur që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka ndërruar jetë këtë të enjte.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot ???? edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan ministri Balla në Facebook.

Para grupit hetimor ajo ka thënë se veprimin e ka kryer pasi nuk e mbante dot dhe nuk kujdesej dot për djalin e saj të porsalindur.

 Mes të tjerash, ajo ka deklaruar se i vinte turp që të lindë fëmijën në maternitet dhe më pas ta linte aty dhe si zgjidhje ka parë mundësinë për ta braktisur në garazhin e pallatit në Yzberisht.

Të fundit