Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Ndërron jetë një i dënuar në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, në Tiranë.
Siç njofton Spitali, Namik Paja, ishte dënuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
Njoftimi:
Sot, më datë 9 dhjetor 2024, në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ka ndërruar jetë shtetasi Namik Paja, lindur më 5 janar 1951, banues në Berat. Ky shtetas ishte i dënuar me vendim gjykate për masën “shtrim i përkohshëm” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” (neni 236/2 i Kodit Penal).
Paja vuante nga disa probleme serioze shëndetësore, përfshirë:
– Çrregullim Bipolar Tip 1
– Insufiçiencë kardiake dhe Sindrom Iskemik i Zemrës
– Hipertension arterial (stad II-III)
– Çrregullime psikotike
– Hernje umbilikale e diagnostikuar më herët.
Gjatë qëndrimit të tij në institucion, shtetasi Paja është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe është trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore.
Ngjarja është raportuar menjëherë tek organet kompetente, përfshirë Prokurorinë, SHKBB dhe Policinë e Shtetit, të cilat po kryejnë veprimet procedurale në përputhje me ligjin.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për hunbjen e njeriut të tyre.