Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë i moshuari, regjistrohen 69 raste të reja me Covid-19

Ndërron jetë i moshuari, regjistrohen 69 raste të reja me

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar bilancin e fundit të Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 69 infektime, ndërsa ka ndërruar jetë një i moshuar në Lushnje.

Rastet e reja janë shënuar: 36 në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.

Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.

Statistika (26 Mars 2022)

Raste të reja ditore 69

Të shëruar në 24 orë 34

Të shtruar në spitale 14

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1046

Testime totale 1,772,991

Raste pozitive 273,387

Raste të shëruara 269,399

Raste Aktive 497

Humbje jete 3,491

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 234

Fier 68

Vlorë 66

Gjirokastër 32

Elbasan 19

Berat 16

Shkodër 15

Korçë 10

Kukës 13

Durrës 13

Dibër 6

Lezhë 5

Të fundit