All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ndërron jetë në Itali 'Mjeshtri i madh' i humorit shkodran, Paulin Preka

All - Paragraf - 1

Ndërron jetë në Itali 'Mjeshtri i madh' i humorit

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare mjeshtri i humorit shkodran, Paulin Preka.

All - Paragraf - 3

Artisti ka ndërruar jetë në Itali, aty jetonte prej vitesh. Kujtojmë se aktori numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi si dhe ka spikatur në estradën e Shkodrës.  

Ndër pjesët më brilante të repertorit 40 vjeçar të estradës interpretuar nga Paulin Preka, veçohen “Fotografi”, “Kola i dritave”, “Familja-A, familja-B”, “Tuçi e Lokja”, “Dasme e Refikut”, “Mini e Minusha”, “Ëikend 96-76” etj.

Që nga viti 1967 e deri më sot janë shkruar nga aktori Preka me qindra skeçe, parodi, dialogë e monologë. Materialet e tia janë pëlqyer dhe janë kërkuar e luajtur nga trupat profesioniste të rretheve të ndryshme si ajo e Peshkopisë, Kukësit, Estradës së Ushtarit, Durrësit, Beratit, Elbasanit, Pogradecit si dhe nga lëvizja amatore e qëndrave të punës të qytetit të Shkodrës, nga Mirdita, Lezha, Puka etj.

 

Të fundit