Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë në moshë të re ish-zyrtari i LSI-së Ilir Dashi

Ndërron jetë në moshë të re ish-zyrtari i LSI-së

Është ndarë nga jeta ish-zyrtari i LSI-së Ilir Dashi.  Disa miq dhe kolegë të Dashit kanë konfirmuar lajmin duke shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për ndarjen e tij nga jeta.

Pas largimit nga politika, zgjodhi që bashkë me bashkëshorten e tij, të largoheshin nga Shqipëria, drejt Afrikës, ku gruaja, kishte fituar në një projekt ndërkombëtar.

Atje, ai mori vesh për sëmundjen e pashërueshme dhe pak kohë më parë është kthyer në Shqipëri, pasi kishte vendosur që ditët e fundit t`i kalonte me familjarët e tij në vendin e tij.

Kujtojmë se fillimet e tij të para në karrierë i ka pasur si aktor, ku më pas u angazhua në disa biznese dhe më pas iu fut politikës. Ai e vazhdoi jetën politike si kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave etj.

Të fundit