Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti Petrit Ruka

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti
Petrit Ruka

Poeti dhe kineasti Petrit Ruka është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij në rrjetet sociale. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga një sëmundje në zemër.

Ruka ka lindur në Tepelenë dhe ka kryer studimet e larta për Gjuhë-Letërsi dhe ato pasunuversitare pёr dramaturgji filmike.

Ai ka punuar si pedagog, skenarist dhe regjisor. Ruka ka qenë drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve dhe kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare.

Librat që ka botuar:

1. “ Rinia ime”, vёllim, poezi, 1978

2. “ Atdheu fillon tek zemrat”, vёllim, poezi 1983

3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990

4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.

5. “ Në zemër bie shi...” vёllim, poezi, 2003

6. “Shtatë mijë shirat e mi”, poezi të zgjedhura, 2008

7. “Kalorësi mbi det", ese monografike për Kadri Roshin 2009

8. “Iso dashurie", Ars Poetika & Petrit Ruka, poezi e zgjedhur 2015

9. “Nëntë vjet e nëntë ditë", poemë baladeske, 2015

Të fundit