Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu dhe shkrimtari Fadil Kraja

Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu dhe

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu dhe shkrimtari i shquar, Fadil Kraja. Ai lindi në Shkodër, ku dha dhe nëj kontribut të madh.

Kraja përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi dhe punoi si mësues për disa vite, ndërsa më pas si pedagog i letërsisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”,

Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe teatrin "Migjeni" të Shkodrës, ndërsa veprat e tij nuk luhen vetëm në qytetet shqiptare, por dhe në Kosovë e diasporë.

Fadil Kraja është fitues i dhjetra çmimeve letrare, sidomos në dramaturgji. Ai ishte nderuar me titullin e lartë "Mjeshtër i madh" nga ish-presidenti Rexhep Meidani. Ndërsa presidenti Ilir Meta me rastin e 70 vjetorit të themelimit të trupës profesioniste të teatrit “Migjeni” në Shkodër, e dekoroi shkrimtarin dhe dramaturgun me Urdhrin e Kalorësit të Flamurit.

Krijimtaria e tij daton në moshë të re, ku vëllimi i parë poetik "Kënga ime" fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë. Përveç vëllimeve poetike, atyre me tregime apo romane, Kraja ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë.

Të fundit