Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë në vendin e punës, 54-vjeçarja në Tiranë

Ndërron jetë në vendin e punës, 54-vjeçarja në

Një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në një kompani alkooli në Tiranë.

Në pranga është vënë punonjësi 56-vjeçar pasi duke sistemuar disa palete me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy palete të cilat kanë zënë poshtë 54-vjeçaren K.B.

Punonjësja është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit