Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë nga COVID-19 në avion ish-zv.kryeministri shqiptar, po shkonte për kurim në Itali

Ndërron jetë nga COVID-19 në avion ish-zv.kryeministri shqiptar,
Ka ndëruar jetë nga koronavirusi Bashkim Kopliku, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë. 

Ai ishte shtruar në spitalin e Durrësit, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë u nis me avion drejt Italisë, aty ku dhe ndërroi jetë.

Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër. Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.

Të fundit