Flash News

E-TJERA

U dërgua për kurim të specializuar në Itali, humb betejën me Covid-19 mjeku Drini Dobi

U dërgua për kurim të specializuar në Itali, humb
Mjeku Drini Dobi

Mjeku neurolog Drini Dobi ka humbur betejën me koronavirusin. Ai u nda nga jeta në Itali, ku shkoi disa ditë më parë për të marrë kurim të specializuar.

Familja e tij nuk mund të përballonte shpenzimet e kurimit në Itali, ndërsa nuk mungoi një solidarizim i gjerë nga  kolegë, artistë e qytetarë, të cilët hapën dhe një llogari bankare për të bërë bashkë një shumë që të mbulojë shpenzimet e qëndrimit në spitalin italian dhe mbulimin e plotë të kurës së tij.

Por për fat të keq mjeku nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse. Pas reagimit të gjerë në publik, reagoi qeveria, e cila mori përsipër shpenzimet e kurimit të mjekut Dobi.

Të fundit