Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë nga Covid-19 punëtori shqiptar në Itali, familjarët: Na dhanë shpresë për shërim të shpejtë

Ndërron jetë nga Covid-19 punëtori shqiptar në Itali,

Një punëtor shqiptar me origjinë në Shkodra, Rraci Zefan ka humbur jetën nga Covid-19 në një spital në Novara.

42-vjeçari ishte shtruar në spital pas infektimit me koronavirus, teksa banonte në Romentino ku dhe e thërrisnin ndryshe ‘’Giussepe’’.

Familjarët rrëfejnë se spitali u kishte dhënë shpresa për shërim të shpejtë dhe madje vdekjen nuk e kishte parashikuar askush.

‘’Spitali dukej se mund të favorizonte një ecuri pozitive të sëmundjes. Kushtet ishin të palëvizshme duke na dhënë shpresë për një shërim të shpejtë. Vdekja ishte një epilog që askush nuk e kishte parashikuar. Një tragjedi e papritur dhe aspak e dukshme duke marrë parasysh kushtet e shkëlqyera shëndetësore të Giuseppe”, rrëfejnë anëtarët e familjes.

Të fundit