Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë një peshkatar në Darëzezë, pësoi infarkt sapo u fut në ujë

Ndërron jetë një peshkatar në Darëzezë, pësoi

Një peshkatar i moshës 71-vjeçare është gjetur i pajetë në një kanal me ujë në Darëzezë. Sipas policisë në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet mund të jetë mbytur.

 Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

“Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur. Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit