Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë rrugës për në spital e moshuara që u përplas në Pogradec

Ndërron jetë rrugës për në spital e moshuara që u

Aksidenti i mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Pogradec – Lin ka përfunduar me humbje jete.

Viktima është shtetasja M. Gjoka, një e moshuar nga Durrësi, e cila kishte ardhur për pushime në Pogradec.

Ajo u përplas nga një makinë së bashku me një vajzë të mitur, 11 vjeçe, e cila ndodhet në spital.

Burime bëjnë me dije se e moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe po transportohej me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë gjatë rrugës, në afërsi të qytetit të Elbasanit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar mbi identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe përgjegjësinë për ngjarjen.

Të fundit