Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë shoferi i makinës që ra nga mbikalimi i TEG-ut, shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Tiranë

Ndërron jetë shoferi i makinës që ra nga mbikalimi i TEG-ut,

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i shënuar pasditen e sotme në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, në Tiranë.

Pak orë pas aksidentit, ndërroi jetë edhe shoferi i 'Audit', Klevis Ruçaj, mjetit i cili humbi kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, e duke përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën më herët edhe dy shtetase të pa identifikuara ende, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe u plagosën A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin tjetër.

Të fundit