Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë shkrimtari i madh Ismail Kadare

Ndërron jetë shkrimtari i madh Ismail Kadare

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i madh Ismail Kadare.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960).

Ai është fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.

 

Të fundit