Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari që u përplas me “Jet Ski” në plazhin e Llamanit

Ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari që u përplas me

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 16-vjeçari i cili u plagos rëndë pasi u përplas me Jet Ski teksa bashkë me miqtë e tij. Ngjarja ndodhin në plazhin Llamanit në Himarë.

I riu K. Xh., u transportua me helikopter në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. I plagosur mbeti edhe shoku i tij, D. K., 17 vjeç.

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Fillimisht u raportua se dy të rinjtë kishin hyrë në det për t’u larë. Sipas njoftimit paraprak, të rinjtë ishin hedhur nga shkëmbi, ishin përplasur me një tjetër shkëmb e për pasojë mbetën të lënduar.

 

Të fundit