Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit, familjarët mohojnë përfshirjen në historinë e parave

Ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit, familjarët mohojnë

Çështja e grabitjes së ish-drejtoreshës së koncesioneve dhe kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi, nga sanitarja Rozeta Dobi vijon të mbetet nën hetim.

Prokuroria ende nuk ka gjetur ‘të zotin’ e 400 mijë eurove nga 120 mijë që Rozeta dhe djali i saj granitën nga banesa e Klosit.

Sipas A2 CNN, xhaxhai i Klosit, Ylli Çika, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Klosi deklaroi se paratë që mbante në shtëpi dhe të cilat iu grabitën nga Dobi, i përkisnin xhaxhait të saj i cili ishte i sëmurë.

Por, të njëjtat burime thonë se familjarët kanë mohuar përfshirjen në këtë histori. Familja e Çikës nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Alda Klosit në polici dhe prokurori.

Prokurorja Mirela Zalavani ka thënë për A2 CNN se dosja mbetet nën hetim dhe prokuroria nuk ka dalë akoma me një konkluzion për deklarimet e Alda Klosit.

Të fundit