Flash News

E-TJERA

Ndërtime pa leje në Jale dhe Dhërmi, arrestohen tre inxhinierë, në hetim edhe punonjës të IMT-së

Ndërtime pa leje në Jale dhe Dhërmi, arrestohen tre

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtime pa leje në zonat bregdetare të Jalës dhe Dhërmiut.

Në kuadër të hetimeve për këtë aktivitet të paligjshëm ndërtimor, janë proceduar penalisht edhe katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë Himarë.

Të arrestuarit janë shtetasit L. D., 41 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe I. Zh., 52 vjeç – të cilët rezultojnë të jenë inxhinierë dhe drejtues teknikë të projekteve. Ata dyshohen se kanë lejuar vijimin e punimeve ndërtimore nga punëtorët e tyre pa dokumentacionin ligjor të nevojshëm.

Të fundit