Flash News

E-TJERA

Ndërtimet në rritje, qarqet që kanë miratuar më shumë leje

Ndërtimet në rritje, qarqet që kanë miratuar më

Shifrat e dhënies së lejeve të ndërtimit kanë ardhur sërish në rritje. Në tremujorin e tretë të këtij viti janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi, duke shënuar një rritje prej 68,7 %  krahësuar me vitin paraardhës.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit është 564.266 m2 , nga 397.947 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2020. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit është 22,5 miliardë lekë.

Këto janë shifra të publikuara nga INSTAT, i cili bën me dije se pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit ka qenë për banim, më pas objektet për funksione të tjera dhe punimet inxhinierike.

Lezha kryeson renditjen, si qarku me numrin më të lartë të leje të miratuara dhe ndiqet nga Tirana e Durrësi. Ndërsa sa i përket siperfaqes së lejeve, Tirana regjistron numrin më të lartë, e ndjekur nga Durrësi, Lezha, Fieri dhe Korça.

Ndërtimet në rritje, qarqet që kanë miratuar më

Ndërtimet në rritje, qarqet që kanë miratuar më

 

Të fundit