Flash News

E-TJERA

Ndërtimet pa leje në Theth, Tare: Një realitet i toleruar për vite me radhë

Ndërtimet pa leje në Theth, Tare: Një realitet i toleruar

Eksperti i turizmit dhe menaxher i Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare ka ngritur shqetësimin për ndërtimet pa kontroll dhe mungesën e planifikimit në zonat turistike si Thethi.

I ftuar në Ora News ai tha se zgjidhjet ekzistojnë, por duhen vullnet profesional dhe politik.

Sipas tij, Thethi mund të ndjekë modele të suksesshme europiane, si ato të Zvicrës apo Austrisë duke ruajtur natyrën dhe identitetin e tij unik

Tare: Është një pamje jo normale dhe jo korrekte sidomos në mes të sezonit turistik.

Unë edhe në disa dalje të tjera publike kam thënë që është koha për të gjetur zgjidhje. Pra çfarë zgjidhjesh mund të gjenden në këtë situatë që është toleruar. 

Sepse kjo situatë është toleruar prej kohësh.

Nuk është vetëm Thethi por janë edhe zona të tjera që për his të së vërtetës nga rritja e turizmit ka pasur një rritje masive të infrastrukturës, të ndërtuar me apo pa leje.

Unë jam munduar me eksperiencën time të jap disa ide dhe disa mendime se si mund të kapërcehet kjo situatë për të gjetur një balancë midis atyre që po ndodhin në Theth pra një balancë midis banorëve.

Por edhe faktit që zona të tilla si Thethi duhen ruajtur dhe duhen mbrojtur nga shëmtimet dhe nga ndërtimet të cilat nuk i shkojnë zonës.

Dhe kjo mendoj unë bëhet, nëse ka vullnet profesional dhe politik.

Thethi zgjidhet apo duhej të ishte zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme me modele që ka kudo në Europë.

Në Theth ne mund të bënim një model të krahasueshëm me Evropën, pra me Zvicrën apo me Austrinë.

Të fundit