Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndërtimi dhe turizmi rrisin ekonominë me 4% në 3-mujorin e dytë, por ngecin pasuritë e paluajtshme

Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 4,06% në tremujorin e dytë të vitit 2024 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, kryesisht prej zhvillimeve pozitive në turizëm dhe në ndërtim, raportoi sot INSTAT.
Të dhënat zyrtare referojnë se dy sektorët që kanë dhënë ndikimin kryesor në ekonomi janë ndërtimi me 1.12 pikë përqindje dhe “Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor”, me 1.12 pikë përqindje.
Ndikimi i turizmit në tremujorin e dytë, kur dhe hyrjet e të huajve u rritën mbi 30% e ka dhënë efektin në nxitjen e aktivitetit të tregtisë, hoteleve, transportit, bareve e restoranteve.
Nga ana tjetër, ndonëse ndërtimi po vijon rritjen e fortë, në kahun tjetër shitjet e pasurive të paluajtshme kanë ngecur, duke dhënë ndikim minimal prej 0.13%, ndryshe nga vitet e kaluara kur këta dy sektorë kishin ndikim pothuajse të barabartë në rritjen ekonomike, duke sinjalizuar për një ngadalësim në kahun e ofertës.
Në tremujorin e dytë, ndërtimi u rrit me 10.1%, ndërsa pasuritë e paluajtshme me vetëm 2.7%. në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërtimi u rrit me 14.6% me bazë vjetore dhe pasuritë e paluajtshme me 11.7%.
Ndërkohë, bujqësia pas disa tremujorësh negativë është kthyer sërish në territor pozitiv, ndonëse me ndikim minimal në ekonomi. Industria vijon me rënie, duke reflektuar koniunkturën e pafavorshme ndërkombëtare dhe rënien e euros që po dëmton eksportuesit.
INSTAT njoftoi se publikoi të dhënat e rishikuara me metodën e prodhimit dhe atë të shpenzimeve të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) tremujor, për periudhën Tr.1.2018 – Tr.2.2024.
Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 4,06 % në terma realë, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2023.
Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:
“Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +1,12 pikë përqindje, “Ndërtimi” me +1,12 pikë përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +0.86 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0.62 pikë përqindje, “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me +0,17 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,13 pikë përqindje, “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,13 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,06 pikë përqindje.
Negativisht kontriboi grupi: “Industri, Energji dhe Uji” me -0,96 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me -0,11 pikë përqindje. “Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,92 pikë përqindje.
Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë: Aktiviteti “Ndërtimit” shënoi rritje me 10,10%, ndjekur nga grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative” i cili shënoi rritje 9,58%.
“Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit” shënoi një rritje prej 8,71%, ndjekur nga grupi i aktiviteteve të “Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” i cili shënoi rritje 8,05%, grupi i aktiviteteve “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” pati një rritje prej 6,48%, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” pati rritje me 3,82%, aktiviteti i “Pasurive të Paluajtshme” ka shënuar rritje prej 2,69% dhe aktiviteti i “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” shënoi rritje me 0,56%. Ndërsa Aktiviteti i “Industrisë, Energjisë dhe Ujit” shënoi rënie me 8,91% dhe grupi i aktiviteteve “Informacioni dhe Komunikacioni” shënuan rënie prej 5,39%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 7,01%.
Rritja reale e PBB-së në gjashtëmujorin e parë të viti 2024 vlerësohet me 3,94%, sipas INSTAT.
Turizmi ka ndikuar pozitivisht dhe në rritjen e konsumit. Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e dytë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë: – Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 6,01%; – Konsumi final i qeverisë u rrit me 6,72 %; – Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 3,81 %; – Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 4,89 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 5,64 %./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38