E-TJERA

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, Gjykata e Lartë vendos pezullimin e punimeve

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, Gjykata e Lartë vendos

Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punimet për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Vendimi është marrë sot nga gjykata, pas kërkesës së drejtuar nga banorët e 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe shoqatës "TOKA".

Gjykata citon në njoftimin e saj “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

Në vitin 2017 shoqata "TOKA", për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, ka paraqitur pranë Gjykatës Administrative një kërkesë-padi për të kundërshtuar projektin e ndërtimit të dy hidrocentraleve në Dragobi dhe në Cerem nga shoqëria koncesionare “Dragobia Energy SHPK.”

Ndërkohë banorët janë organizuar në protesta të vazhdueshme dhe i kanë bërë thirrje qeverisë të anulojë ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, duke i cilësuar si projekte të dëmshme për mjedisin.

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, Gjykata e Lartë vendos
Pjese nga vendimi


 

Të fundit