Flash News

E-TJERA

Ndërtimi i Lotit 3, nga nesër ndryshon qarkullimi në Unazën e Madhe

Ndërtimi i Lotit 3, nga nesër ndryshon qarkullimi në Unazën
Foto Ilustruese

ARRSH ka njoftuar devijimet e trafikut në Unazën e Madhe, duke filluar nga sot. Ndryshimi i qarkullimit të mjeteve do të bëhet për shkak të punimeve për ndërtimin e Lotit 3 të Unazës.

“Automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues.

Automjetet që përdorin aksin e rrugës dytësore djathtas, nuk do të kenë ndryshim të lëvizjes.

Automjetet që do të vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të ketë ndryshime në qarkullim”, njofton ARRSH.

Të fundit