Flash News

E-TJERA

Ndërtimi i Spitalit të Fierit/ Kundërshtuan çmimin e tokës, miratohet fondi për shpronësimin e banorëve

Ndërtimi i Spitalit të Fierit/ Kundërshtuan çmimin e

Hapet zyrtarisht rruga për ndërtimin e Spitalit të Fierit, i cili do të ndërtohet me financimin e Turqisë.

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën për shpronësim,  për  interes  publik  të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga  realizimi  i  projektit  “Ndërtimi  i  Spitalit Rajonal Fier”. Subjekti kërkues i këtij projekti është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vlera  totale  paraprake  e  shpronësimit  është 20,892,266    (njëzetë    milionë    e    tetëqind    e nëntëdhjetë  e  dy  mijë  e  dyqind  e  gjashtëdhjetë  e gjashtë) lekë.  

Kantieri u ngrit 13 ditë pas angazhimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan për të ndërtuar spitalin e ri që pritet të kushtojë deri në 70 milion euro.

Në këtë mënyrë është hapur zyrtarisht rruga për ndërtimit të spitalit të Fierit, i cili do të ketë një sipërfaqe totale rreth 50 mijë metra katror. Më herët banorët dolën në protestë, duke e kundërshtuar këtë projekt, pasi nuk ishin dakord me vlerën e shpronësimit.

Ndërtimi i Spitalit të Fierit/ Kundërshtuan çmimin e

 

 

Të fundit