Flash News

E-TJERA

Ndërtimi kryeson listën, aktivitetet që shënuan rritje dhe rënië gjatë tremujorit të tretë

Ndërtimi kryeson listën, aktivitetet që shënuan rritje dhe

Ndërtimi është aktiviteti që nuk po njeh krizë, edhe pse vendi është në vështirësi financiare prej kohësh. Insitituti i Statistikave e rendit këtë sektor si një nga aktivitetet ekonomike me rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit, me 10.66 %.

Ndërkohë tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbim ushqimor pati një rritje prej 9,94 %. Aktivitete si informacioni dhe komunikacioni shënuan rritje me 6,54%. Ndërsa aktiviteti financiar dhe i sigurimit u rritën me 7,93 %.

Nga ana tjetër, shumë aktivitete po vuajnë pasojat e krizës. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 1,38 %.

Në rënie vlerësohet edhe grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë me 3,33 %, ndërsa peshkimi ka një rritje thuajse të papërfillshme prej 0,22 %.

Të fundit