E-TJERA

Ndërtuan pa lejë në zonën e plazhit, policia prangos dy durrsakët

Ndërtuan pa lejë në zonën e plazhit, policia prangos dy

Efektivët e Durrësit kanë prangosur dy shtetas, për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Pushtim toke”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë arrestuar 32-vjeçari P. M., 32 vjeç, pasi ka ndërtuar një lokal pa leje në “Plazhin Sektor Rinia” si dhe 35-vjeçari A.P, pasi në lagjen nr. 15, Porto Romano, kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre shtetasve që ndërtojnë pa leje apo zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. M., 32 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Ky shtetas në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, Durrës, në bregdet ka ndërtuar një objekt (lokal), pa lejen e organeve komentete, me qëllim përfitimi.

A. P., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, Porto Romano, kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve kompetente.”, njofton policia.

Të fundit