Flash News

E-TJERA

Ndërtuan rrugën duke i ndryshuar rrjedhën lumit Shkumbin, arrestohet një person, nën hetim një tjetër

Ndërtuan rrugën duke i ndryshuar rrjedhën lumit Shkumbin,

Policia e Peqinit ka arrestuar një person dhe ka proceduar një tjetër, pasi akuzohen se kanë ndërtuar një rrugë për hedhjen e inerteve duke i ndryshuar rrjedhën lumit.

Në pranga është vënë shtetasi E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin, ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin.

"Këta shtetas nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin" thuhet në njoftimin e policisë.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit