Flash News

E-TJERA

"Ndërvarësi mes medias e politikës", raporti i Safe Journalists: Transparencë e kufizuar nga institucionet, kërcënohet pavarësia editoriale

"Ndërvarësi mes medias e politikës", raporti i Safe

Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e shprehjes, medias dhe informacionit, por dispozita të tilla nuk zbatohen plotësisht në praktike dhe shenjat e përkeqësimit të lirisë së shprehjes, lirisë së informacionit dhe lirisë së shtypit mund të vërehen në një mjedis të madh.

Sipas një raporti të publikuar nga Safe Journalists, qeveria e Shqipërisë është përpjekur të fusë ndryshime në dispozitat ligjore që vlerësohen se shkelin lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Në Shqipëri, në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare, shpifja është një kundravajtje penale. Të paktën 20 procese gjyqësore janë hapur kundër gazetarëve, kryesisht për shpifje, të regjistruara gjatë vitit 2020. Në disa raste, pavarësia e punës së gazetarëve në Shqipëri është kërcënuar, përmes rritjes së numrit të procese gjyqësore ndaj tyre, veçanërisht gazetarëve investigativ. Aleanca Shqiptare për Median Etike vendosi disa mekanizma vetërregulluese në vitin 2020. Në përgjithësi, liria e punës dhe e shoqatës së gazetarëve është e garantuar. Transparenca e kufizuar, qofshin këto të qëllimshme ose sipas detyrës zyrtare të institucioneve shtetërore, pengon punën e gazetarëve.

Sa i përket pozitës ekonomike të gazetarëve, sfidat kryesore përgjatë viitt 2020, veçanërisht në lidhje me punësimin, kushtet e punës, sigurinë dhe zhvillimin profesional. Pavarësia editoriale ndikohet nga ndërlidhjet ndërmjet medias, politikës dhe biznesit. Vetëcensura është akoma e pranishme. Kushtet e punës së grave gazetare janë në shumicën e rasteve më sfiduese se burrat, veçanërisht përsa i përket pagave, kërcënimeve, pozicioneve udhëheqëse në redaksi dhe ngacmimeve. Gazetarët që punojnë për portalet e mediave jashtë Tiranës përballen me më shumë sfida sesa kolegët e tyre në mediat kryesore në Tiranë. Gazetarët në terren raportojnë se ndihen të pambrojtur nga kërcënimet fizike. Gazetarët investigative, raportojnë se kanë frikë nga proceset gjyqësore që vijnë nga palët e prekura nga puna e tyre. Gazetarët e rinj përballen me sfida të tjera shtesë përfshirë këtu mungesën e solidaritetit nga kolegët e tyre me më shumë përvojë.

Shqetësimet mbi sigurinë e gazetarëve u rritën në vitin 2020 me 17 alarme duke përfshirë kërcënime kundër jetës dhe sigurisë fizike të gazetarëve, kërcënime dhe ngacmime jo fizike, sulme reale dhe kërcënime e sulme ndaj organizatave mediatike.

Nuk ka dispozita specifike për sigurinë e gazetarëve, por institucionet shtetërore kanë kapacitete, burime dhe gatishmëri të kufizuar për të garantuar sigurinë e gazetarëve. Institucionet në Shqipëri nuk publikojnë sistematikisht të dhëna për sulmet ndaj gazetarëve dhe pandëshkueshmërinë. Megjithëse sulmet ndaj sigurisë së gazetarëve janë përgjithësisht të dënuara nga zyrtarët shtetërorë, hetimi i duhur për rastet mungon.

Zhvillimi i mediave në tre dekadat e fundit nuk ka qenë linear, përkundrazi ai i bën jehonë një peizazhi mediatik dinamik, të pasur dhe të larmishëm me tiparin kryesor dominimin e mediave klienteliste, të shënuar nga një ndërvarësi delikate dhe ndërlidhje mes medias, politikës dhe biznesit.

Të fundit