Flash News

E-TJERA

Ndeshja Angli - Shqipëri, cilat janë formacionet e mundshme sonte në 'Wembley'

Ndeshja Angli - Shqipëri, cilat janë formacionet e mundshme sonte

Shqipëria do të luajë sonte mbrëma ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në transfertë.

Kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë në “Wembley” në orën 20:45.

Pas mungesave të Mitajt dhe Hysajt, reparti difensiv humb edhe shërbimet e Ardian Ismajlit. 28-vjeçari punoi i diferencuar dhe ishte nënkujdesin e stafit mjekësor, duke shkaktuar shqetësim. Frika u konkretizuar me diagnozën, sipas të cilës Ismajli e ka të pamundur të luajë në “Wembley”.

Edhe me Kumbullën që ka punuar veçmas grupit dhe është nëdyshim, trajnerit Sylvinho i duhet të improvizojë në mbrojtje, ku përkrah Gjimshititnë qendër pritet të luajë Ajeti. Balliu do të marrin vendin e tij në të djathtë, ndërsa Aliji nga e majta.

Në mesfushë, në krah të Asllanit pritet të aktivizohet Laçi,edhe sepse Ramadani nuk ka luajtur së fundmi te skuadra e tij. Kjo lëvizje do të rikthente Bajramin në regji, me Asanin nga e djathta dhe aktivizimin e Muçit nga e majta. Në qendër të sulmit, Uzuni duket i favorizuar në balotazhin me Rey Manaj, teksa Armando Broja shihet si alternativë nga stoli.

UEFA ka vendosur që këtë sfidë ta gjykojë një arbitër spanjoll. Alejandro Hernandez i është besuar kjo përballje, i cili do të ndihmohet nga Jose Naranjo dhe Diego Sanchez Rojo.

Për kuqezinjtë, kjo do të jetë hera e parë që do të gjykohen nga kryesori 42-vjeçar, ndërsa për anglezët, Hernandes është një njohje e vjetër.

Të fundit