Flash News

E-TJERA

Ndeshja me Italinë, BBC: Shqiponjat nuk duhet të merren lehtë

Ndeshja me Italinë, BBC: Shqiponjat nuk duhet të merren lehtë

Sot Shqipëria fillon sfidën historike në Kampionatin Evorpian ‘Gjermani 2024’, me ndeshjen e Grupit B ndaj Italisë.

Kjo ndeshje është komentuar gjerësisht edhe nga mediat e huaja.

BBC shkruan se italianët janë një ekip shumë i ndryshuar dhe nën presion për të bërë një fillim të fortë në Dortmund kundër një prej skuadrave më të ulëta në Euro 2024.

"Gjiganët dhe heronjtë nuk dalin me frikë - ata dalin me pasion dhe besim”, tha të premten shefi i Italisë, Luciano Spalletti.

Shqipëria, e 66-ta në renditjen botërore të FIFA-s, po bën vetëm paraqitjen e saj të dytë në një turne të madh.

Kapiteni italian Gianluigi Donnarumma këmbëngul se Shqiponjat, me disa nga skuadra që luajnë në Serie A, nuk duhet të merren lehtë.

Shqipëria drejtohet nga ish-mbrojtësi i Arsenal dhe Manchester City, Sylvinho.

“Ne i respektojmë kundërshtarët tanë, por nuk kemi frikë nga askush”, tha braziliani.

Lojtarët janë gati të japin gjithçka në skenën europiane dhe ta bëjnë Shqipërinë krenare”.

Italia dhe Shqipëria janë në Grupin B – së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

 

Të fundit