Flash News

E-TJERA

Ndeshja me Letoninë, Asllani: Mos ta nënvlerësojmë, kanë trajner italian

Ndeshja me Letoninë, Asllani: Mos ta nënvlerësojmë,

Letonia do të jetë sfida e radhës e Shqipërisë si ndeshja e katërt kualifikuese për Botërorin 2026.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, u shpreh se ekipi vjen nga një ndeshje mjaft e mirë si ajo me Serbinë dhe se në Riga do të luhet vetëm për fitore, por shton se ky ekip nuk duhet nënvlerësuar.  

"Kemi një ndeshje shumë të vështirë. Kanë një trajner italian dhe unë e di si punojnë ata. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën.

Kemi një ndeshje të vështirë, kanë trajner italian, i njoh shumë mirë italianët si punojnë, do të jetë një ndeshje taktike se punojnë shumë në këtë aspekt. Mbrojnë shumë. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën dhe kemi ardhur këtu për të fituar këtë ndeshje”, tha ai.

Të fundit