Flash News

E-TJERA

Ndeshja me Moldavinë, del formacioni zyrtar i kombëtares

Ndeshja me Moldavinë, del formacioni zyrtar i kombëtares

Shqipëria dhe Moldavia do të përballen sot në “Zimbru Stadium” në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024.

Sylvinho ka vendosur të mos bëjë ndryshime në formacionin që do të reshtojë përballë kombëtares moldave, përveç Arlind Ajetit i cili është i dëmtuar. Ajeti do të zëvendësohet nga Ismajli.

Në mesfushë qëndron dyshja Asllani-Ramadani, ndërsa pas tyre vjen Nedim Bajrami. Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë kompletojnë repartin e prapavijës, ndërsa Berisha në portë.

As treshja e sulmit nuk preket me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi

Të fundit