Flash News

E-TJERA

Ndeshja me Suedinë, Sylvinho zbret kuqezinjtë në fushë me ndryshime

Ndeshja me Suedinë, Sylvinho zbret kuqezinjtë në fushë me

Mbrëmjen e sotme Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ndeshjen e dytë miqësore në Stokholm kundër Suedisë.

Si asnjëherë më parë, trajneri brazilian pritet të bëjë 7 ndryshime në formacion, por ky është një test shumë i rëndësishëm para Evropianit dhe Silvinjo kërkon t’i shikojë në fushë ata që kanë luajtur pak.

Në portë gjatë ndeshjes së sotme do të kthehet Etrit Berisha, në krahun e majtë të mbrojtjes konfirmohet mitaj, ndërsa në të djathtë Balliu do të ul në stol Hysajn.

Në zemër të mbrojtjes kapiteni Gjimshiti së bashku me Marash Kumbullën. Binomi Asllani-Ramadani nuk ndryshon, përpara tyre pak më i avancuar pritet të luajë Ernest Muçi.

Në korsinë e majtë të sulmit Arbër Hoxha, ndërsa në të djathtë Arbnor Muçolli në mbështetje të Armando Brojës në majtën e sulmit.

Ky pritet të jetë formacioni i Suedisë: Robin Olsen, Victor Lindelöf, Isak Hien, Ludëig Augustinsson, Emil Holm, Alexander Isak, Jens Ctrabajo, Mattias Svanberg, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga dhe Emil Forsberg.

Të fundit