Flash News

E-TJERA

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria do të luajë pasditen e sotme në orën 16:00 ndeshjen finale kundër Bjellorusisë.

Kjo ndeshje, do të luhet në stadiumin “Air Albania” ku kuqezinjtë e Rejas do të presin bjellorusët.

Amir Abrashi dhe Elseid Hysaj janë mungesat e mëdha në këtë sfidë, teksa trajneri italian i kombëtares ka vendosur për “luftëtarët” që do e nisin ndeshjen e sotme si titullarë. Jurgen Gjasula rikthehet si titullar në mesin e fushës.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj.

Trajner: E. Reja

Bjellorusia: Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish. 

Trajner: M. Markhel

Të fundit