Flash News

E-TJERA

Ndeshja Shqipëri-Poloni, mbyllet me barazim pjesa e parë

Ndeshja Shqipëri-Poloni, mbyllet me barazim pjesa e parë

Mbyllet me barazim 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Poloni.

Një fitore ndaj polakëve i hap rrugën Shqipërisë për play-off, duke afruar një hap më shumë me një ëndërr siç është ajo e pjesëmarrjes në Katar 2022.

Shqipëria ndodhet në grupin I, me 15 pikë, një më shumë se Polonia. Kështu, Kombëtares i duhet një fitore sonte, për të mbajtur gjallë shpresën për në Botëror.

22 mijë tifozë kanë mbushur stadiumin, ndërsa në hyrje iu nënshtruan kontrolleve të rrepta nga policia, për të shmangur incidentet gjatë ndeshjes.

Shqipëria luan sonte me mungesa të rëndësishme, për shkak të rasteve me Covid apo dëmtimeve në amët e futbollistëve.

Të fundit