Flash News

E-TJERA

Ndeshja Shqipëri-Poloni/ Policia merr masa, rrugët që do të bllokohen

Ndeshja Shqipëri-Poloni/ Policia merr masa, rrugët që do të

Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Poloni, që do të luhet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania". Në kuadër të tyre, ka vendosur të bllokojë disa segmente rrugore, duke nisur nga ora 16.00 dhe deri në përfundim të ndeshjeve.

Rrugët e bllokuara: Përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, “Faik Konica” “Dervish Hima”, “ Gjergj Filipi”, "Asim Zeneli”, “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia bën me dije se hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 18:00 dhe lëvizja e tyre do të garantohet nga uniformat blu. Ndaj tyre do të ushtrohen kontrolle para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme. Tifozët duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Të fundit