Flash News

E-TJERA

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Shqiptarët e NYC mblidhen në mbështetje të kombëtares, vendi dhe ora

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Shqiptarët e NYC mblidhen në

Komuniteti shqiptar në New York do të bashkohet këtë fundjavë për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen e saj të rëndësishme me Serbinë, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Përmes një njoftimi të ndarë për mediat bëhet me dije se do të organizohet një event me hyrjen falas për të ndjekur drejtpërdrejt ndeshjen në "Adams Place & Crescent Ave, Bronx, NY 10458", pranë "Arthur Avenue" dhe "Gjergj Kastrioti Skënderbeu Way", në orën 2:30 PM.

Organizatorët bëjnë me dije se hyrja është falas dhe ftojnë të gjithë shqiptarët e diasporës dhe tifozët kuq e zi të marrin pjesë masivisht për të treguar mbështetjen e tyre për skuadrën kombëtare.

Njoftimi për mediat

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Shqiptarët e NYC mblidhen në

Të fundit