Flash News

E-TJERA

Ndeshjet e qershorit/ Reja zyrtarizon listën e 26 lojtarëve të ftuar në tre sfidat e Kombëtares

Ndeshjet e qershorit/ Reja zyrtarizon listën e 26 lojtarëve të

Kombëtarja shqiptare ka filluar përgatitjet për ndeshjet e qershorit.

Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës më 6 qershor dhe në shtëpi ndaj Izraelit më 10 qershor. Më 13 qershor kombëtarja do të luajë një miqësore me Estoninë në ‘Air Albania’.

Trajneri Edoardo Reja ka zyrtarizuar edhe listën me 26 lojtarët e ftuar në tre sfidat e kuqezinjve. Reja ka vendosur të mos bëjë ndryshime pasi ata lojtarë që janë grumbulluar në mars, do të jenë edhe në ndeshjet e qershorit.

Në fushë do të rikthehen pas dëmtimeve Kastriot Dermaku dhe Nedim Bajrami. Në listën e pritjes do të jenë 9 lojtarë: Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

Ndeshjet e qershorit/ Reja zyrtarizon listën e 26 lojtarëve të

Të fundit