Flash News

E-TJERA

Ndeshjet me Spanjën dhe Gjeorgjinë, Reja publikon listën me 26 lojtarët e grumbulluar, mes tyre emra të rinj

Ndeshjet me Spanjën dhe Gjeorgjinë, Reja publikon listën me 26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet miqësore, më 26 dhe 29 mars, kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Ndryshe nga herët e tjera, tekniku italian ka ftuar disa lojtarë që vijnë për herë të parë në përfaqësuesen kuqezi.

Debutuesit këtë herë do të jenë portieri Elhan Kastrati, mesfushori Kristjan Asllani dhe mbrojtësin Adrian Bajrami të Benfikës.

Lista e lojtarëve:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Erjon Hoxhallari, Adrian Bajrami, Ermir Lenjani, Albi Doka

Mesfushorë: Keidi Bare, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Nedim Bajrami, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Odise Roshi

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Rei Manaj, Myrto Uzuni, Giacomo Vrioni

 

Të fundit