Flash News

E-TJERA

Ndezën zjarr duke mbledhur bimë medicinale, arrestohen dy persona; flakët ende nuk janë shuar në malin e Tomorrit

Ndezën zjarr duke mbledhur bimë medicinale, arrestohen dy persona;
Foto ilustruese

Vijon prej 24 orësh zjarri në malin e Tomorrit. Forcat e ushtrisë kanë bërë të mundur që flakët të mos përhapen më tej, por për shuarjen e tyre duhet të ndërhyet nga ajri.

Zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë malor. Parku Kombëtar rrezikon të digjet, nëse nuk merren masa për ndërhyrë.

Policia ka vënë në pranga autorët e zjarrvënies B. M., 50 vjeç dhe E. T., 32 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç.

Të gjithë personat janë banues në Lybeshë, Poliçan. Këta persona kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyll me pisha. Mbi ta rëndon akuza për “Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Të fundit