Flash News

E-TJERA

Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari

Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari

Një 19-vjeçar është arrestuar në Krujë për shkak të një zjarri që ndezi në fshatin Barkanesh.

Sipas policisë, Endri Doku ka ndezur zjarrin si pasojë e konflikteve që kishte me fqinjët për motive pronësie, por nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke me ullinj.

Pas verifikimeve, rezultoi se i riu ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të fundit