Flash News

E-TJERA

Ndezi zjarr për t’u ngrohur, humb jetën një person në Korçë

 

Ndezi zjarr për t’u ngrohur, humb jetën një person në

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Marjan të Korçës, ku një person i pastrehë ka humbur jetën pasi përfshihet nga flakët.


Raportohet se viktima kishte ndezur një zjarr në stallë për t’u ngrohur, por zjarri doli jashtë kontrollit, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke e kapur atë në befasi.

Përpjekjet për t’i shpëtuar flakëve rezultuan të pamjaftueshme, dhe ngjarja përfundoi tragjikisht për të.

Policia dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat e sakta të incidentit.

Të fundit