Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
“Ndihesha i ofenduar”, zbardhet dëshmia e Julian Gjoshit, autori i vrasjes në Ndroq
Jualian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq, ka dëshmuar para grupit hetimor ku ka pranuar krimin e kryer. Gjoshi ka zbardhur edhe motivet që e çuan në vrasjen e Dedjas.
Ai ka pranuar para grupit hetimor se e vrau Dedjan pasi viktima e ofendonte sa herë që takohej me të. Gjoshi ka rrëfyer se ditën e ngjarjes e kishte ftuar për kafe dhe menjëherë sa është ulur, e ka qëlluar Dedjan me armë.
"Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te "Golden", pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve", ka rrëfyer Gjoshi.