Flash News

E-TJERA

Ndihmës Sekretari amerikan Robinson vizitë në SPAK: Vazhdoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ndihmës Sekretari amerikan Robinson vizitë në SPAK: Vazhdoni

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson, po vijon vizitën e tij në Shqipëri.

Ai është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të martë. Në fokus të takimit të tyre ka qenë lufta kundër narkotrafikut.

Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë.

Robinson nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë teksa ajo lufton krimin dhe korrupsionin.

"Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Dhe unë dua që të gjithë ju ta dini se unë dhe kolegët e mi në Uashington e njohim punën tuaj të palodhur. Por si çdo punë tjetër e vështirë për forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Dhe unë do t'ju nxisja, e para, të dini se po sillni ndryshim dhe, e dyta, të mos dorëzoheni, të vazhdoni...Ne do mbështetemi te ju si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor...por më e rëndësishmja, qytetarët e zakonshëm shqiptarë besojnë te ju...dhe unë mund t'jua premtoj se teksa ju vazhdoni punën tuaj, qeveria e Shteteve të Bashkuara do jetë partneri juaj në këtë dhe do ecë krah jush në mbështetjen tuaj dhe të Shqipërisë", tha Robinson në një deklaratë.

Të fundit