Flash News

E-TJERA

Ndihmoi Çyrbjan të futej në listën e sigurt për deputet, kush është Altin Hajri? I akuzuar për vrasjen e Jan Prengës

Ndihmoi Çyrbjan të futej në listën e sigurt për

Altin Hajri, personazhi i botës së krimit, i cili dyshohet se ka ndihmuar Jurgis Çyrbjan të futej në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021, është i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ngjarjen e ndodhur në vitin 2020.

Emri i Altin Hajrit ka dalë në bisedat e SkyECC ku ai së bashku me Ahmet Mashën dyshohet se kanë ndërhyrë që socialisti të futen në listë i treti.

Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2020, ku mësohet se ka dalë edhe emri i shtetasit Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi.

Ai akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020.

Altin Hajri, një nga anëtarët e grupit kriminal që vepronte në zonën e Shijakut po gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Gjithashtu ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Por autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Të fundit